Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha se tubacioni i planifikuar i gazit natyror të Rusisë, Rrjedha e Veriut 2, është armë e luftës hibride që Moska dëshiron ta përdorë për të minuar sigurinë evropiane të energjisë dhe solidaritetin e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.
Morawiecki tha në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Varshavë se Rrjedha e Veriut 2 “është një pilulë helmuese për sigurinë evropiane, e cila mund të ketë pasoja të gjera”.
Rrjedha Nordike 2 është një projekt kontrovers që do të zgjeronte tubacionin aktual Rrjedha e Veriut, i cili kalon nëpër Detin Baltik për të çuar gazin rus në Gjermani.
Shtetet e Bashkuara, Polonia, shtetet e Baltikut dhe disa vende të Bashkimit Evropian kanë shprehur shqetësim për Rrjedhën e Veriut 2, që shmang tubacionet ekzistuese të gazit përmes Ukrainës dhe mund t’i japë përparësi Moskës në sigurinë energjetike.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se kundërshtimi i Uashingtonit për Rrjedhën e Veriut 2 buron nga dëshira e presidentit amerikan, Donald Trump, për të inkurajuar eksportet e gazit të lëngshëm natyral të SHBA-së.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...