Synimi i shumë skuadrave europiane, mbrojtësi i djathtë Sime Vrsaljko do të qëndroi në Atletico Madrid “pasi që ata i kanë besuar lojtarit”.
Ish mbrojtësi i djathtë i Sassuolos ishte lidhur me një rikthim në Serie A gjatë janarit, por gjërat në Spanjë kanë ndryshuar dhe ai nuk është duke marrë më në konsideratë transferin diku tjetër këtë verë.
“Nëse do të me thonit në fillim të sezonit që në maj do të isha i dyti në ligë, me një medalje europiane, pa probleme me lëndime dhe me një kontratë të zgjatur nuk do ju besoja kurrë”, ka thënë Vrsaljko për Sportske Novosti, gazetë e Kroacisë.
“Nuk luaja shumë, kisha lëndime dhe seriozisht kisha nevojë për të gjetur një skenar më ndryshe të karrerës sime. Fatmirësisht të gjitha këto ndryshuan në këtë aspekt, klubi me besoi, refuzuan ofertat e rëndësishme dhe asnjëherë nuk e vuan në diskutim largimin tim”.
“Ata e kanë zgjatur kontratën time duke treguar se ata kanë besim në mua, jam i kënaqur me situatën që e kam në Atletico për momentin”, ka thënë Vrsajlko në këtë intervist
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...