Thohir: Icardi kushton 400 milionë euro

18:24 | 28 Maj 2018
Arbresh.info

Presidenti i Interit Erick Thohir ka treguar se klubet italiane që e duan Icardin ai kushton 400 milionë euro dhe ka konfirmuar se është duke biseduar me lojtarin që kjo shumë të futet edhe në klauzolën e tij

Sulmuesi momentalisht ka në kontratën e tij një klauzolë prej 110 milionë euro, por ajo vlen vetëm për klubet e huaja dhe atë deri në dy javët e para të korrikut.

Disa burime kanë shkruar se Juventus kanë qenë të interesuar për të nënshkruar me sulmuesin këtë verë, por Nerazzurri ia ka bërë të qartë Zonjës së Vjetër së nën këtë shumë nuk mund të bëj biznes me ta.

“Icardi ka klauzolë lirimi prej 110 milionë euro dhe çdo klub që mendon ta paguaj duhet të flet me shefat e Interit”, ka thënë Thohir për TopSkor.

“Kjo vlen për klubet jashtë Italisë, në Itali shifrat ndërrojnë, ai mund të kushtojë 200, 300 apo 400 milionë euro. Për momentin klauzola e tij është ende 110 milionë euro dhe do të rritet në 15 milionë por ende nuk jemi dakorduar me lojtarin”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme