Vaji i pemës së çajit është duke u bërë gjithnjë e më shumë popullor.
Është i njohur për vetitë e tij pastruese dhe për përmbajtjen e komponentëve anti-mikrobikë. Gjithçka filloi në 1923, kur një kimist australian, Arthur Penfold, zbuloi se aktiviteti antiseptik i vajit të pemës së çajit ishte 12 herë më i fortë se ai i acidit karbolik ose fenolit.
Një studim në Spitalin ‘Prince Alfred’ në Australi zbuloi aftësinë e vajit të pemëve të çajit për të trajtuar aknet pa shkaktuar efekte anësore. Kur ai kombinohet edhe me përbërës të tjerë krijon një përzierje shumë të fuqishme e cila vepron brenda pak kohësh.
Përbërësit:
10 pika vaj peme çaji (e gjeni në dyqanet e bimëve mjekësore)
2 lugë çaji xhel Aloe Vera
½ lugë çaji vaj kokosi
Përgatitja:
Vendosini të gjithë përbërësit në një tas të vogël. Përziejini mirë.
Aplikojeni përzierjen në lëkurë para se të flini gjumë. Në mëngjes shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...