Google ADS

ASHAK dhe Universiteti i Prishtinës nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

14:58 | 28 Maj 2018
Arbresh.info

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi.

Memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar nga kryetari i ASHAK-ut, akademik Nexhat Daci dhe rektori i UP-së, profesor Marjan Demaj.

Ky memorandum ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe të bashkëveprimit për ngritjen dhe promovimin e performancës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët si dhe t’i përcaktojë fushat fondamentale të kërkimeve akademike, në të cilat palët janë të interesuara të punojnë së bashku në të ardhmen.

Udhëheqësit e të dy institucioneve janë zotuar të punojnë për zbatimin e pikave të këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, i cili është dokumenti i parë i këtij lloji i nënshkruar nga përfaqësuesit e këtyre dy institucioneve të larta akademike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme