Berat: Kamioni përplas austriakun me motor

13:39 | 28 Maj 2018
A. B.

Një austriak u përplas nga një automjet teksa udhëtonte me motor në aksin rrugor Berat-Poliçan.

Policia thotë se aksidenti ndodhi rreth orës 12:30, ku në vendin e quajtur “Agot” një kamion me drejtues A.L, 29 vjeç, banues në Urë Vajgurore, është përplasur me një motor tip BMË me drejtues shtetasin austriak, P.B, 28 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme