Renato Sanchez nuk ka kaluar një vit të mirë si huazim te Swansea në elitën e futbollit anglez.
Mesfushori i talentuar portugez humbi hapësirat te Bayernit dhe gjiganti gjerman vendosi ta huazojë në Swansea.
Por portugezi nuk arriti të tregojë asgjë në futbollin anglez duke luajtur në vetëm 12 takime.
Një mundësi tjetër ka ardhur për Sanchezin që të vazhdoj të luaj në nivele të larta, përcjell Telegrafi.
Mediat italiane kanë raportuar se Carlo Ancelotti po kërkon t’ia shpëtojë karrierën lojtarit e cila është në rënie të lirë.
Ish-trajneri i Bayernit po kërkon transferimin e portugezit në Serie A për t’ia dhënë një fanellë titullari.
Napoli është gati të shpenzojë 20 milionë euro për të bindur Bayernin të heqë dorë nga 20 vjeçari.
Gjithsesi në garë për lojtarin mbetet edhe Monaco në Ligue 1 si dhe Benfica në Portugali.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...