Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.T, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasje e Rëndë në Tentativë, nga neni 179, paragrafi 1 pika 1.3, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të pandehurit M.T i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji dhe atë duke filluar prej dt.24.05.2018 deri me dt.24.06.2018.
I pandehuri M.T dyshohet se me datë 24.05.2018, rreth orës 17:00, në fshatin Gushtericë e Epërme, Komuna Graçanicë, me dashje ka tentuar ta privon nga jeta bashkëshorten e tij, të dëmtuaren K.T, në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve në mes tyre, e ka goditur me thikë, disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, me ç‘rast si pasojë e dëmtimeve nga goditjet me thikë jeta e saj tani për tani është në rrezik.
Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.T është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar
Pacolli: Urime 28 Nëntorin, datën më simbolike të unitetit d...