Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka njoftuar të dielën se një ekip amerikan ka arritur në Korenë Veriore për t’u përgatitur për samitin e propozuar në mes të tij dhe liderit veri-korean, Kim Jong Un.
Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit dhe ata të Koresë Veriore janë takuar në fshatin Panmunxhom.
“Ekipi i Shteteve të Bashkuara ka arritur në Korenë Veriore për të planifikuar samitin në mes të Kim Jong Unit dhe meje”, ka njoftuar Trump përmes një postimi në Twitter.
“Unë besoj se Koreja Veriore ka një potencial të shkëlqyer dhe një ditë do të bëhet komb me ekonomi të madhe. Kim Jong Un pajtohet me mua në këtë pikë. Kjo do të ndodhë”, ka shtuar presidenti amerikan.
Ndërkohë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ka thënë se një “tjetër ekip” është larguar nga Singapori, ku ishte planifikuar të mbahej samiti.
Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in ka thënë të dielën se ai dhe lideri veri-koren janë pajtuar gjatë një takimi të papritur të shtunën për mbajtjen e samitit SHBA-Kore Veriore.
Moon ka pranuar se Phenjani dhe Uashingtoni mund të kenë pritshmëri të ndryshme për atë se çfarë saktësisht do të thotë denuklerizimi, andaj ai ka bërë thirrje që të mbahet samiti dhe të shuhen dallimet.
Koreja Veriore është përballur me sanksione ekonomike për shkak të programit raketor dhe atij bërthamor nga viti 2006. /Rel/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...