Intervistat me të nuk janë të rralla E megjithatë sa herë që flitet për Valbona Selimllarin publiku ka gjithmonë interes.
Zakonisht Valbona nuk preferon të flasë shumë për jetën e saj private, por në një intervistë për Rudina Dembacaj, në emisionin ”Mos i fol shoferit”, ajo ka treguar në një nga momentet më të sikletshme në jetë. Missi më i dashur për të gjithë shqiptarët ka treguar një nga fobitë e saj më të mëdha dhe peripecitë që i është dashur të kalojë prej kësaj.
“Pas lindjes së fëmijëve, e kisha fobi avionin se më dukej sikur do ndodhte diçka dhe ishte një gjë jo shumë e këndshme. Mirëpo e kam kaluar, por me makinë, sepse e kam unë në kontroll gjënë dhe ndjesia është e ndryshme. Jam e qetë, se e kam unë timonin. Kemi shkuar në Spanjë, në Barcelonë, se i kisha premtuar Denit që nëse do dilte me nota të mira në shkollë do i bëja diçka që do të donte ai. Dhe ai më thotë dua të shkoj të shikoj stadiumin e Barcelonës. Marr makinën, ikim unë, motra, Deni dhe Kevi”, – ka treguar Valbona, e cila është ndjerë mjaftueshëm komode në makinën e Rudinës. Sa mirë që intervista nuk u zhvillua në ajër!
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut