Ekonomiste dhe nënë, një akademike amerikane ka ndërmarrë që prej disa vitesh një fushatë kundër këshillave të këqija të dhëna për prindërit.
Gjyshet, sharlatanët dhe autoritetet e shëndetësisë u kritikuan në librin e parë të saj për shtatzëninë. Ato do të përmenden sërish në librin e saj të ardhshëm për fëmijërinë.
“Kanë ekzistuar gjithmonë studime të këqija”, thekson Emily Oster, 38 vjeçe, që studion në Universitetin Broën de Providence, pranë Bostonit.
Gjithçka ka nisur nga një ndjenjë frustrimi kur ishte shtatzënë me vajzën, ajo nuk arrinte të merrte përgjigje të sakta mbi rreziqet e kafes apo amniocentezës, duke hedhur poshtë rekomandimet universale të mjekëve.
Në atë kohë profesoreshë në Universitetin e Çikagos, e arsimuar për statistikat gjatë doktoratës në ekonomi në Harvard, ajo iu rikthye studimeve mbi rreziqet e alkoolit, kafes, duhanit, sallamit, sushit apo edhe kopshtarisë.
Ndonjëherë idetë e marra janë konfirmuar, duhani është i dëmshëm. Por, Emily Oster shpeshherë ju ka dhënë nuanca apo i ka hedhur poshtë pasi asgjë nuk provon se pirja e kafes në sasi të moderuar është e rrezikshme. Të hash sushi ekspozohesh në mënyrë të domosdoshme me salmonelën, por kjo nuk përbën më shumë rrezik për gratë shtatzëna. Ajo thotë që kopshtaria të shmanget për shkak të efekteve të rënda të toksoplazmozës në fetus.
Përsa i përket konsumit të alkoolit, ekonomistja është formale. Një konsum i lartë i alkoolit është i rrezikshëm për fetusin, por askush nuk ka provuar se një konsum i paktë i alkoolit është i rrezikshëm, gjë që kundërshton rekomandimet “zero alkool” në SHBA, apo Francë. Libri i saj “Expecting Better” është shitur në 80000 kopje që prej vitit 2014 dhe është përkthyer në hebraisht, kinezisht, japonisht dhe në gjuhën koreane.
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...