Pasi kanë kaluar 84 ditë nga zgjedhjet, Italia ende nuk ka një qeveri. Giuseppe Conte, mbrëmjen e së dielës, i ka dorëzuar dorëheqjen Presidentit Sergio Matarella, duke lënë përpjekjet për krijimin e qeverisë së re.
Lajmin e dha Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës së Republikës, Ugo Zampeti. Njoftimi erdhi në fund të takimit midis Presidentit italian dhe kryeministrit të caktuar, takim që zgjati rreth një orë.
Ka përfunduar kështu përpjekja për të formuar një qeveri të udhëhequr nga Lëvizja 5 Yjet dhe Lega. Dy bisedime të gjata në Quirinale për udhëheqësit e 5 Yjeve dhe Legës, Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini, paraprinë këtë dorëheqje. Di Maio dhe Salvini e takuan Presidentin Sergio Mattarella që të zhbllokonin ngërçin politik.
“Ne kemi punuar për javë, ditë e natë, për të krijuar një qeveri që mbron interesat e qytetarëve italianë. Por dikush na tha Jo”, shkruan Matteo Salvini në Twitter./tch/
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...