Në shkollat fillore në vend tashmë mësojnë edhe nxënës me nevoja të veçanta, por në asnjë prej tyre nuk ka mësues ndihmës që të njohin problemet dhe nevojat e tyre.
Detyra e këtyre të fundit u bie barrë mësimdhënësve të ciklit të ulët dhe të lartë fillorë, të cilët me vështirësi arrijnë të përmbushin nevojat e nxënësve me aftësi të kufizuara. Ata thonë se përkushtimi i duhur do të ishte i mundur vetëm nëse klasat do të ishin me numër më të ulët e jo siç janë për momentin me rreth 30 nxënës.
“Kemi probleme në aktivitetet të cilat i kryejnë me motorikën e tyre, në shkruarjen, me lëvizjen nëpër klasë, por kemi nxënës që janë me aftësi të veçanta por kanë probleme kurnitive, e tani aty veç kemi kyqjen e një defektologut, të një psikologu i cili është marrë me këto fëmijë, edhe merret permanent, e din problematikën e tyre edhe e din se si mund ta ndihmojë. Ne kemi kry arsimim adekuat mirëpo nuk mund të themi se jemi defektologë, se jemi sociologë, ne jemi mësimdhënës, kështu që duhet të ketë një ekip e cila do të merret me këto nxënës në bashkëpunim me ne. Sa është në rregull kjo që e them nuk e di por unë mendoj se ato nxënës duhet ta kenë vendin nëpër klasë speciale”, u shpreh Turqane Grazhdani, sh.f “25 Maji”.
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...