ELEM kërkon çmim më të ulët të energjisë elektrike!

17:59 | 27 Maj 2018
A. B.

Ulje të çmimit prodhues të rrymës për 1,5 % ose 0,6 euro kërkon ELEM nga komisioni rregullativ i Maqedonisë. Drejtori gjeneral i termocentraleve shtetërore tha se ulja e çmimit varet nga rezultatet pozitive financiare të cilat i ka arritur kompania, shfrytëzimi optimal i kapaciteteve prodhuese dhe shitja e energjisë elektrike të tepërt.

“SHA ELEM në kërkesën për të përcaktuar të ardhurat maksimale të rregulluara për vitin 2018 deri tek Komisioni Rregullativ kërkon ulje të çmimit për ELEM për 1,5%. Ky është lajm i mirë dhe shpresoj se edhe kompanitë e tjera energjetike do të nga ndjekin dhe se në fund do të ketë efekt pozitiv tek të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, u shpreh Dragan Minovski – drejtor gjeneral i ELEM.

Për shkak të defekteve dhe shpërthimeve të shpeshta të blloqeve termike në periudhën e kaluar dhe problemeve tek prodhuesi më i madh i energjisë elektrike në vend, “TEC Manastir”, nga termocentrali paralajmërojnë iniciativë prej 10 milion eurove për remont të të gjithë tre blloqeve, nga fillimi i sezonit të ri ngrohës.

“Këtë vit filluam remont kapital të bllokut 1 dhe aktivitete te remontit në blloqet 2 dhe 3. Dëshirojmë të jemi plotësisht të përgatitur dhe të gjithë tre blloqet të jenë në funksion në fillim të muajit tetor me qëllim që ta kalojmë sezonin ngrohës ashtu siç duhet”, tha Vasko Kovaçevski – drejtor i “TEC Manastir”.

Në të njëjtën kohë paralajmërohet edhe modernizimi i “TEC Oslomej”, si dhe investime të reja në burime të ripërtërira të energjisë elektrikë në Maqedoni, si dhe realizim i projekteve të parapara në Çebren dhe Galishtë. Me të gjitha këto aktivitete pritet rritje e prodhimit të energjisë elektrike dhe sistem stabil energjetik në Maqedoni./tv21/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme