Nën masa të forta sigurie po zhvillohet në Berlin një demonstratë e partisë AfD. Demonstrata shoqërohet nga antidemonstrata dhe kritika nga politikanët.
Ithtarë të partisë populliste të djathtë AfD të ardhur në Berlin nga lande të ndryshme të Gjermanisë u mblodhën fillimisht përpara stacionit qendror të trenit në Berlin dhe do të mbajnë më pas para Portës së Brandenburgut një miting nën moton “Për Liri dhe Demokraci”. Në të do të flasin edhe liderët e kësaj partie Jërg Meuthen dhe Alexander Gauland.
Krahas mitingut të AfD-së në Berlin po zhvillohen kundërdemonstrata në të cilat po marrin pjesë po ashtu mijëra protestues – nën moton “Stop urrjetjes! Stop AfD-së!”. Kjo kundërdemonstratë organizohet nga shoqatat e refugjatëve, sidikatat, partitë dhe organizatat të tjera.
Në demonstratë pritet të marrin pjesë rreth 10.000 vetë. Ndër ta edhe kryetari i të gjelbërve, Robert Habeck, i cili i akuzoi partitë e tjera se janë dorëzuar përpara AfD-së dhe qëndrimeve të saj.
Ai tha se politikanët nuk duhet të mjaftohen në qëndrimin ndaj AfD-së vetëm me ritualet e zemërimit dhe kritikoi se në debatet për migracionin po spikat gjithnjë e më tepër përjashtim. /DW /
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...