Google ADS

Vriten 4 ushtarë rusë në Siri

13:36 | 27 Maj 2018
Arbresh.info

Ministria e Mbrojtjes në Rusi tha se 4 ushtarë rusë u vranë në Sirinë Lindore.

“Katër ushtarë rusë u vranë nga militantët në Republikën Arabe Siriane”. Në njoftim u tha se shkëmbimi me armë zjarri ndodhi kur disa grupe të terroristëve sulmuan qeverinë siriane gjatë natës”.

Dy këshilltarë u vranë gjatë sulmit ndërsa 5 pjesëtarë tjerë të stafit u plagosën, dy nga të cilët ndërruan jetë nga plagët.

Rusia ka zhvilluar një kampanjë të sulmeve në Siri që nga viti 2015, për të ndihmuar përfundimin e luftës civile në favor të presidentit sirian Bashar al-Assad./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme