Google ADS

Robert De Niro nuk e lejon Donald Trump të hyjë në restorantin e tij

10:16 | 27 Maj 2018
Arbresh.info

Duke qenë udhëheqës i botës së lirë, ju do të mendoni se nuk do të ketë dyer që nuk mund të hapni, asnjë bar ku nuk mund të pini dhe asnjë restorant ku nuk mund të hani.

E pra, duket sikur ky zinxhir është këputur për Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, nga heqja e të drejtës për të frekuentuar njërin prej tyre.
Restorantet Nobu janë një rrjet goxha i madh, që janë të pranishëm në të gjithë botën, që me hapjen e më të fundit prej tyre në Marbella. Ata janë në pronësi të

Nobuyuki ‘Nobu’ Matsuhisa, Robert De Niro, Meir Teper, Dreë Nieporent dhe Richie Notar.

De Niro ka zbuluar në Daily Mail se jo vetëm që Trump nuk do të lejohet në një Nobu, por aktori i Taxi Driver tha se nuk do të hante kudo që Presidenti ishte i pranishëm.

“Nuk më intereson se çfarë i pëlqen. Nëse ai hyn në një restorant ku do të isha ulur, do të dilja jashtë”, tha ai për MailOnline.

Kjo nuk duhet të jetë me të vërtetë një surprizë për këdo që i njeh mendimet e aktorit për Presidentin amerikan, gjë të cilën ai sigurisht e bëri të qartë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Ai lëshoi një video ku tha: “Trumpi është një copë idioti, ai është një punk, ai është një qen, ai është një derr, ai është një artist i degraduar.

“Ai është një idiot, ai është një turp, ai flet për mënyrën se si ai dëshiron t’i godasi njerëzit në fytyrë, mirë, do të doja që ta godisja në fytyrë”.
Bobi shkoi një hap më tej vetëm pasi u konfirmua se Trump kishte fituar zgjedhjet, duke krahasuar momentin me sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Por në qoftë se keni menduar se De Niro e mbaroi punën e tij dhe do t’i kthehej aktrimit dhe drejtimit të restorantit, jeni gabuar.

Dy muaj më parë, ai foli në një event të Fulfillment Fund dhe thuhet se tha: “Përderisa udhëheqja e vendit tonë është kaq e tmerrshme dhe aq e korruptuar, do të flas për këtë në çdo vend.

“Të heshtësh para fytyrës së një kafshe të tillë do të duhej të bëheshe edhe bashkëpunëtor”.

Pra, mund ta presim shumë të reja edhe për dy vjet e gjysmë./Bota.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme