Agjërimi është një sfidë e vërtetë për të gjithë.
Vetëm bindja dhe besimi i fortë të ndihmojnë të kalosh orë të tëra pa futur gjë në gojë.
Por, ndërsa në vende të tjera periudha kohore nëpër të cilën duhet kaluar pa ngrënë asgjë është disi më e pranueshme, myslimanëve në Islandë u duhet të përballen me një agjërim që shkon nga 20 dëri në 22 orë në ditë.
Arsyeja është se, në këtë periudhë të vitit, sipas TCH, dielli atje lind shumë shpejt, në 4 të mëngjesit, dhe perëndon vonë, rreth orës 23 të natës. Sa të vështirë mund ta ketë këtë situatë pronari i një qebaptoreje, që përgatit ushqim për të tjerët, por vetë nuk e shijon dot?
“Kur je pranë ushqimit, sigurisht që tundohesh. Por, kur beson vërtet fort në diçka, e realizon. Në fund ia del mbanë”, thotë ai.Sipas kalendarit islamik hënor, data e fillimit të Ramazanit lëviz përpara me më pak se dy javë çdo vit, kundrejt kalendarit gregorian. Në vendet më pranë ekuatorit, si Arabia Saudite, Singapori dhe Indonezia, kjo lëvizje bën pak ndryshim në orët e ditës kritike për të mbajtur agjërimin.
Por, për ata që ndodhen në vende pranë rrethi Arktik, sfida është më e madhe, sidomos në muajt e verës. Një zgjidhje është ofruar nga dijetarët myslimanë edhe për këtë rast. Besimtarët mund të zgjedhin nëse duan që ta thyejnë agjërimin duke përdorur kohën e perëndimit të diellit në vendin më të afërt me shumicë myslimane, ku dielli nuk qëndron kaq gjatë, ose t’i referohen orës së Arabisë Saudite.
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...