Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë hapësira të mjaftueshme për kryerjen detyrave të tyre.
Të paktën kështu deklaruan disa nga deputetët e Grupeve Parlamentare (GP) në një intervistë për Ekonomia Online.
Në mungesë të tyre, të gjitha takimet e deputetëve bëhen në zyre të Grupit Parlamentar apo edhe në hapësira të tjera të improvizuara.
Me zgjidhjen e kësaj çështje, sipas shefit të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, duhet të merret kryetari i Kuvendit.
Ai tha se mungesën e hapësirave të Kuvendit e kanë ngritur disa herë edhe në kryesinë e Kuvendit.
“Kjo çështje i takon drejtpërdrejt kryetarit të Kuvendit, e kemi ngrit disa herë në kryesinë e Kuvendit se duhet të bëhet një plan për riorganizim të krejt hapësirave të Kuvendit”.
“Deputetët të kenë një tavolinë pune ku mund të përmbushin detyrat e tyre kushtetuese që i kanë si deputet të Kuvendit të Kosovës, të kenë një tavolinë pune, një kompjuter, të kenë një vend, një zyre ku mund të takohen me qytetarë që i kanë zgjedhur”, tha ai.
Ganimete Musliu nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tha se përveç zyrave, deputetët kanë nevojë edhe për staf mbështetës.
Madje, ajo propozoi që në Kuvend të iu jepet më shumë hapësirë praktikantëve.
“Si deputetet e mandat të tretë hapësirat në Kuvendin e Kosovës i shoh si të pamjaftueshme, ne kemi një sallë të grupit parlamentar aty i zhvillojmë takimet tona të rregullta dhe thjeshtë edhe vizitat kur i kemi të takimeve me qytetarët tashmë po duhet t’i realizojmë në ato zyra”.
“Konsideroj që përveç hapësirave deputetët kanë nevojë edhe për staf mbështetës ose të lejohen që të merren edhe praktikant duke pas parasysh që sot për një vend pune kërkohen përvoje punë”.
Sipas deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiut, nëse duan punë të mirëfilltë nga një deputetët atëherë minimumi çfarë duhet të iu sigurohet atyre është ofrimi i hapësirave të punës.
“Nëse ne e duam punën e mirëfilltë të një deputeti dhe punën e mirëfilltë të Kuvendit të Republikës së Kosovës atëherë minimumi çfarë mund të bëjmë është që atyre ti sigurojmë hapësira pune”.
Sipas saj, kabineti i Kryetarit të Kuvendit që ka rol teknik nuk do të duhet të kishte zyrat që ka momentalisht.
“Ndoshta shumë më shumë po i jepet hapësirë kryetarit të Kuvendit ku e ka një staf më shumë se 10 persona kjo është e panevojshme sepse kryetari i Kuvendit ka më shumë rol teknik, përfaqësues apo kryesues në seancat parlamentare”.
“… ajo çfarë është më e rëndësishme është te komisionet parlamentare dhe aty duhet të fuqizohen me kapacitete, por po ashtu dhe me staf të cilët i ndihmojnë për kryerjen e punëve”, tha ajo.
Ndërsa, Teuta Haxhiu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se për t`i kryer punët e tyre si deputetë shpesh herë shfrytëzojnë zyrat e shefit të GP të cilit i takojnë, zyrat e Grupit të Grave Deputete apo edhe bufetë.
Ajo kërkoi nga kryetarët e komunave që të hapin një zyrë, në të cilën të gjithë deputetët e subjekteve politike do të mund të takoheshin me qytetarë, raporton EO.
“Shumë herë i shfrytëzojmë zyrat qoftë të shefit apo zyrën e Grupit të Grave Deputete qoftë në bufe”.
“I kisha kut të gjithë kryetarët e komunave që të mendojnë për deputetët e komunës së tyre që të iu hapin një zyrë”.
Ekonomia Online ka kontaktuar edhe zyrën e Sekretarit të Kuvendit lidhur me këtë çështje mirëpo ata nuk janë përgjigjur pyetjeve të përcjella lidhur me shqetësimin e deputetëve për mungesë hapësirash.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...