Ndaj Manastirit lidhur me punimet në rrugën Deçan- Bjeshka e Belegut – Kufiri me Malin e Zi, Komuna e Deçanit ka dalur me një reagim.
Sipas deklaratës së lëshuar, kjo komunë ka theksuar se personeli i Manastirit do duhej të i ishte bashkuar konceptit të komunës dhe t’i lërë anash qëllimet që sipas tyre janë dashakeqe ndaj 70 mijë qytetarëve të Deçanit, njofton Klan Kosova.
Për më shumë ja reagimi i plotë:
”Me 24 prill punimet në rrugën Deçan Bjeshka e Belegut- Kufiri më Malin e Zi kanë filluar jashtë zonës së veçantë të mbrojtur .
Me ketë rast Komuna e Deçanit dhe Ministria e Infrastrukturës janë garantues që ky projekt do të vazhdoi jashtë zonës së mbrojtur deri sa të arrihet një vendim nga KZM (Këshilli për Zbatim dhe Monitorim) , ku përfaqësues në ketë këshill për absurditetin e kohës janë pesë institucione duke përfshirë Manastirin e Deçanit e që Komuna e Deçanit nuk është njëra nga to .
Gjatë ditës së djeshme kompania e cila po i kryen punimet jashtë zonës së veçante , ka hequr nga rruga brenda zonës së veçante gurët nga rrëshqitja e dheut të cilat kanë ndodhë si pasoj e ndërtimit të hidrocentraleve në zonën e veçante më pëlqimin e Manastirit që sipas Ligjit është aktivitet strikt i ndaluar .
Rrëshqitjet dhe gurët janë larguar më qellim që kjo rrugë të jetë e kalueshme dhe e sigurt për kompaninë dhe qytetarët e shumtë që kalojnë përgjatë kësaj rruge.
Ky aktivitet human dhe i domosdoshëm po del që personeli i Manastirit ka pritur një rast për të bere mashtrimin e radhës .
Objektivat e ndërtimit të kësaj rruge janë :paqësore , në harmoni me qëllimin e Ligjit për zonat e veçanta të mbrojtura, në përputhje më kuadrin vizualë dhe estetik të zonës , në harmoni me ruajtjen e trashëgimisë kulturore , arkeologjike, arkitektonike dhe në funksion të ruajtjes dhe të promovimit të trashëgimisë natyrore . Ky aktivitet i renovimit-asfaltimit të rrugës ekzistuese është zhvillim i favorshëm për të gjitha komunitetet.
Ne qytetarët e Deçanit edhe sot edhe në kohë të më hershme kemi bashkëjetuar duke respektuar mozaikun e trashëgimisë kulturore fetare gjë e cila nuk ka ndodhur në të gjitha periudhat historike nga Manastiri kundrejt qytetarëve shqiptar të Deçanit.
Koncepti i vetëm i cili udhëheqë qytetaret e komunës së Deçanit është koncept zhvillimor dhe i shfrytëzimit të potencialeve dhe resurseve, qasjes më të letë ne to për të pasur një standard më të mirë për jetën dhe për familjet tona .
Ky është dhe do të jetë qëllimi ynë i vetëm pa mashtruar të tjerët .
Në ketë rast personeli i Manastirit bën mirë të jetë së bashku me konceptin tonë dhe ti lër anash qëllimet dashakeqëse kundrejtë 70 mijë qytetareve të komunës së Deçanit.
Sa i përket pronave të dhuruara nga shteti gjenocidial serb i udhëhequr nga Sllobodan Millosheviq në vitin 1994-1997 e të cilat ju dhanë edhe me vendimin te gjykatës Kushtetuese të Republikë së Kosovës , vlerësojmë se Manastiri i Deçanit është dashur këtë pronë ta kërkoi vetëm nga qytetarët e Komunës së Deçanit .
Për një jemi të sigurte se qytetarët e Komunë së Deçanit as një herë nuk janë udhëhequr nga idetë shoviniste dhe të nxitjes së luftërave kjo është e dëshmuar sot e gjithë ditën”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...