Liverpooli do ta humbas finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit për shkak se top yjet e skuadrës së tyre janë të lodhur.
Kështu mendon analisti i njohur Gabriele Marcotti që thekson se sezoni i gjatë i ka lodhur yjet e “Redsave”, transmeton portali arbresh.info. Ai beson që Mohamed Salah dhe Roberto Firmino mund të jenë dy yjet që do të kenë probleme në Kiev sonte (e shtunë).
“Mendoj se do të përfundoj 2 me 0 për Real Madridin”, ka thënë Marcotti për ‘ESPN’. “Mendoj se ata do të mbajnë portën e pastër”
“Kam shikuar në numrin e minutave që ata kanë luajtur këtë sezon. Nuk është vetëm numri i minutave, por është edhe mënyra që ata kanë luajtur brenda këtyre minutave”
“Rrallë ju mund të shikoni Salahn dhe Firmonin thjeshtë duke ecur përreth, duke u rikuperuar”
“Mendoj se janë lodhur nga Liverpooli, ky do të jetë shqetësimi im”
Real Madridi përballet me Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve sonte duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...