Benzema, Bale dhe Ronaldo startues kundër Liverpoolit?

18:43 | 26 Maj 2018
Arbresh Info

Zinedine Zidane ka në dispozicion të gjithë skuadrën për finalen e Ligës së Kampionëve dhe kjo i ka vështirësuar detyrën e tij në përzgjedhje të formacionit.

Por, raporte të ndryshe pretendojnë që trajneri francez ka vendosur për të lënë në bankinë Iscon dhe të startoj me treshen në sulm – Karim Benzema, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo, të njohur ndryshe si BBC, transmeton portali arbresh.info.

Bale ka qenë në formë shumë të mirë së fundmi dhe ka realizuar pesë gola brenda katër ndeshjeve të fundit.

Sulmuesi uellsian pritet të jetë startues së bashku me Karim Benzeman dhe Cristiano Ronaldo./arbresh.info/

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Keylor Navas; Dani Carvajal, Raphael Varane, Sergio Ramos, Marcelo; Casemiro, Toni Kroos, Luka Modric; Gareth Bale, Karim Benzema, Cristiano Ronaldo.

Të ngjashme