Lidhja e fuqishme midis qenit dhe njeriut do të mund të shërbejë si terapi në shërimin e çrregullimeve të rënda siç janë skizofrenia dhe autizmi.
Shkencëtarët suedezë, në studimin e publikuar në revistën shkencore të Unionit Evropian – “Horizon”, janë përqendruar në studimin e oksitocinës, kimikalie e njohur si “hormon i dashurisë”, të cilin e tajitin edhe qentë, dhe njerëzit, transmeton Telegrafi.
Ky hormon nxit forcimin e lidhjeve “shoqërore” midis njerëzve dhe kafshëve dhe është jashtëzakonisht ndërmjetës i rëndësishëm në lidhjen midis qenit dhe njeriut.
Hulumtuesit kanë bërë eksperiment gjatë të cilit disa qenve në hundë u kanë spërkatur oksitocinë, ndërkaq qenve të tjerë ujë të zakonshëm, dhe menjëherë u kanë kërkuar t’i zgjidhin detyrat.
Qentë me oksitocinë më shpejt kanë kërkuar ndihmën e pronarit sesa ata të cilët në hundë kanë qenë të spërkatur me ujë të zakonshëm.
Shkencëtarët konsiderojnë që dhënia e oksitocinës njerëzve me çrregullime psikologjike ka pasur efekt terapeutik.
Karakteristika e autizmit dhe e skizofrenisë është ajo që personi i sëmurë nuk kërkon ndihmë nga të tjerët, ndërsa marrja e hormonit u ka ndihmuar në vendosjen e komunikimit më të mirë dhe i ka nxitur të kërkojnë ndihmë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...