Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

17:23 | 26 Maj 2018
Arbresh.info

Tre persona janë lënduar në rrugën “Musli Mulliqi” në Prishtinë si pasojë e një vetëaksidenti të shkaktuar para disa minutave nga vozitësi i veturës.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Gazetën Express. Ai tha se si pasojë e një vetëaksidenti lëndime kanë pësuar tre persona përfshirë pasagjerët që ishin në veturë.

Në vendin e ngjarjes ka dalur policia dhe ambulanca.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme