Këtë vit për herë të dytë në Kosovë është mbajtur Gara Ndërkombëtare e Matematikës Kangaroo, të cilën e ka organizuar Instituti ATOMI më 17 mars 2018 me autorizimin e “Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF)”.
Gara Kangaroo është gara më e popullarizuar në botë për fushën e matematikës, e cila organizohet në mbi 70 vende të botës dhe çdo vit marrin pjesë mbi 6 milionë nxënës nga mbarë bota.
Në Garën Kangaroo në Kosovë këtë vit kanë marrë pjesë 5366 nxënës të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar nga mbarë Kosova dhe Instituti ATOMI e ka shfrytëzuar këtë garë për të identifikuar talentet e rinj në fushën e matematikës në Kosovë, në mënyrë që të ofrojë aktivitete dhe shërbime të ndryshme përkrahëse për këto talente, posaçërisht kurse të avancuara të matematikës, në funksion të zhvillimit dhe avancimit maksimal të talentit, njohurisë dhe kompetencës së tyre në fushën e matematikës.
Në funksion të kësaj, Instituti ATOMI ka përzgjedhur 55 nxënësit më të suksesshëm të Garës Kangaroo 2018 në Kosovë, të cilët janë certifikuar sot në një ceremoni solemne, në të cilën përveç këtyre nxënësve dhe prindërve të tyre, ka marrë pjesë Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe
Kryetari i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, profesor Muhib Lohaj, si dhe mësimdhënës e zyrtarë arsimorë.
Në këtë ceremoni janë ndarë certifikatat e suksesit për 55 nxënësit më të suksesshëm të kësaj gare për këtë vit, si dhe janë ndarë edhe medaljet dhe shpërblimet me libra për më të suksesshmit e Garës Kangaroo 2018 për secilën kategori dhe për më të suksesshmit në nivel vendi, si vijon:
Fituesit e vendeve të para për secilën nga 6 kategoritë e garës Kangaroo 2018 në Kosovë:
Fitues i vendit të parë për kategorinë 1 (që përfshinë klasën I & II) në garën Kangaroo 2018 në Kosovë është Ajan Rizvanolli.
Fitues i vendit të parë për kategorinë 2 (që përfshinë klasën III & IV) në garën Kangaroo 2018 në Kosovë është Leon Dërguti.
Fitues i vendit të parë për kategorinë 3 (që përfshinë klasën V & VI) në garën Kangaroo 2018 në Kosovë është Edi Berisha.
Fitues të vendit të parë për kategorinë 4 (që përfshinë klasën VII & VIII) në garën Kangaroo 2018 në Kosovë janë dy nxënës me pikë të barabarta Art Xhuli dhe Robert Pira
Fitues i vendit të parë për kategorinë 5 (që përfshinë klasën IX & X) në garën Kangaroo 2018 në Kosovë është Dren Neziri.
Fitues i vendit të parë për kategorinë 6 (që përfshinë klasën XI & XII) në garën Kangaroo 2018 në Kosovë është Viktor Ahmeti.
Fituesit e tri vendeve të para në nivel vendi për të gjitha kategoritë e garës Kangaroo 2018 në Kosovë:
Fituese e vendit të tretë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në garën Kangaroo 2018 në Kosovë është Kanita Muja.
– Fitues i vendit të dytë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në garën Kangaroo 2018 në Kosovë është Shpend Deva.
Fitues i vendit të parë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në garën Kangaroo 2018 në Kosovë është Leon Dërguti, i cili është shpërblyer edhe me një laptop dhuratë nga Instituti ATOMI dhe Gara Kangaroo.
Instituti ATOMI ju uron suksese të gjithë këtyre talenteve të matematikës në Kosovë dhe mbetet maksimalisht i përkushtuar në përmbushjen e misionit të vet për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente në Kosovë. /Telegrafi/
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...
Modric reflekton për rrugëtimin e tij në Real Madrid, tregon...
Dita e ndeshjes, Kosova luan vetëm për fitore në udhëtim te ...
Rusia kryen sulm masiv në Odesa, teksa mijëra ukrainas mbesi...