Në raportin e Auditorit për vitin 2017, thuhet se 24 asamblist të Podujevës nuk i kanë kthyer laptopët të cilët i kishin marrë në legjislaturën e kaluar.
Raporti i ZKA-së thotë se Këshilltarët e Kuvendit Komunal për legjislaturën 2014-2017 kishin pranuar lap-top me qëllim të ushtrimit të funksionit të tyre, por, pas përfundimit të mandatit, nuk i kishin kthyer ata.
“Sipas vendimit të Kuvendit, datë 15/01/2014, të njëjtët pas kalimit të mandatit të tyre duhet t’i dorëzohen komunës. Përkundër kësaj, gjithsej 24 këshilltarë komunal nuk i kishin kthyer laptopët, edhe pse e kishin përfunduar mandatin dhe nuk ushtronin më këtë detyrë as në legjislaturën aktuale”, thuhet në raport.
Tutje raporti thotë se vlera e mbetur e këtyre laptopëve, pas zhvlerësimit të rregullt ishte 4,444€.
“Për më tepër, moduli E-pasuria nuk përdoret fare nga sektori i shëndetësisë”.
Auditori vlerëson se mungesa e informatave të sakta rreth pasurisë dhe mos përdorimit gjithëpërfshirës i sistemit e-pasuria, pamundëson një menaxhim dhe kontroll efektiv mbi pasuritë.
“Menaxhimi jo adekuat i përdorimit të pasurisë, mundëson keqpërdorimin apo humbjen e pasurisë”, thotë raporti për Podujevën.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...