Takohen liderët e Koresë së Jugut dhe Veriut

15:47 | 26 Maj 2018
A. B.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un u takuan në Fshatin e Armëpushimit Panmunjom, i cili ndodhet në kufirin mes dy shteteve.

Sipas agjencisë së lajmeve “Yonhap” në një deklaratë nga Presidenca e Koresë së Jugut thuhet se Moon dhe Kim kanë zhvilluar një takim 2 orësh në Panmunjom.

Zëdhënësi i presidentit Moon, Yoon Young-chan tha se të dy liderët kanë shkëmbyer mendime në lidhje me zbatimin e Raportit Panmunjom të 27 prillit dhe për një samit të suksesshëm mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve, rapoton Anadoly Agency.

Moon pritet që nesër të japë një deklaratë në lidhje me takimin e sotëm.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un më 27 prill ishin takuar në Fshatin e Armëpushimit Panmunjom, në kufirin mes dy shteteve.

Liderët e dy shteteve në një deklaratë të përbashkët të publikuar në fund të samitit njoftuan se kanë arritur marrëveshje për fillimin e bisedimeve për pastrimin e plotë të Gadishullit Korean nga armët bërthamore dhe shndërrimin e armëpushimit aktual në një marrëveshje të përhershme të paqes

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme