Tashmë hiti i ri në prag të kampionatit botëror, “Live it Up” me protagoniste Era Istrefin, Will Smith dhe Nicky Jam po pëlqehet shumë nga publiku.
Në vendin e gjashtë si trend botëror, projekti tashmë arriti milionë klikime në orët e para të lansimit.
Është aktori dhe këngëtari amerikan, Will Smith ai që ka publikuar prapaskenat nga realizimi i këngës me Nicky Jam.
Në studio shihen dyshja se si po realizojnë punën krahas edhe zërit të Erës që duket se e kishte përfunduar projektin kohë më herët.
Tashmë besohet se kanë përfunduar edhe xhirimet e videoklipit të Botërorit që po ashtu pritet të lansohet shumë shpejt./telegrafi/
Ky është sukses i hatashëm për Era Istrefin, zëri i të cilës do të dëgjohet anë e kënd botës gjatë periudhës së Botërorit, Rusia 2018.
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...