Të paktën 2 civilë e kanë humbur jetën ndërsa 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një autobombe në qendër të Idlibit, qytet në veriperëndim të Sirisë
Drejtori i Mbrojtjes Civile të Idlibit (Helmetat e Bardha) Mustfa Haxh Jusuf në një deklaratë për AA tha se një automjet me bombë ka shpërthyer në qendrën e qytetit.
“Si rezultat i shpërthimit, sipas vlerësimeve të para jetën e kanë humbur 2 civilë ndërsa 50 të tjerë janë plagosur”, thotë Jusuf, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të plagosurit janë dërguar në spitalet përreth ndërsa një numër i madh i ndërtesave dhe automjeteve janë dëmtuar.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.
Kujtojmë se në një sulm muaj më parë para një spitali në qendër të Idlibit 12 persona humbën jetën ndërsa 25 u plagosën.
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...