Google ADS

Rezulton i rrejshëm alarmi për bombë në Kiev

15:16 | 26 Maj 2018
Arbresh Info

Pesë stacionet e fundit të metrosë në qytetin e Kievit ku sonte (e shtunë) zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit janë rihapur për publikun pas mbylljes së përkohshme që u bë si pasojë e një thirrje anonime për njoftim për bombë.

Bazuar në policinë e Ukrainës, forcat e sigurisë nuk kanë gjetur “pajisje eksplozive” në stacionet e tyre dhe ata kanë qenë në gjendje për të ri-vazhduar operacionet, transmeton portali arbresh.info.

Orë më parë policia e kryeqytetit raportoi për mbylljen e pesë stacioneve dhe përfshirjen e një operacioni policor pas një thirrje anonime që u bë për vendosje të bombave.

Bazuar në policin lokale, alarmi për bombë ishte regjistruar në orën 13:20.

Stacionet ku alarmi për pajisje të mundshme eksplozive ishte aktivizuar janë Dnipro, Hydropark, Livoberezhna, Arsenalna and Heroiv Dnipra.

Mëngjesin e sotëm, Shërbimi i Konsumatorëve të Ukrainës raportoi për arritjen në Kiev të 10 mijë tifozëve të futbollit nga vende të ndryshme për të marrë pjesë në finalen e Ligës së Kampionëve./arbresh.info/

Të ngjashme