Në Forumin e 22-të Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, gjatë një takimi me gazetarë, Presidenti rus, Vladimir Putin solli në vëmendjen vendimin e Ankarasë zyrtare për blerjen e sistemit.
“Gjithnjë e më shumë shtete që janë u bëhet presion. Tani bëhet fjalë për blerjen e sistemit tonë të mbrojtjes ajrore S-400. Në të vërtetë, shumë e çuditshme. Turqia si anëtare e NATO-s, ka vendosur të blejë sistemin S-400, për të cilin pa ekzagjerim mund të them se është sistemi më i zhvilluar dhe më i mirë i këtij lloji në botë dhe çfarë tani? A është ky një krim?”, ka thënë Putin.
Gjatë fjalës së tij Putin vuri në dukje presionin e SHBA ndaj Turqisë për të bllokuar shitjen e avionëve të gjeneratës së pestë F-35 për shkak të blerjes së sistemit kundërajror rus, raporton agjensia turke e lajmeve Anadolu.
“Për mua kjo është një sjellje me të vërtetë ekstreme”, tha presidenti rus.
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...