Google ADS

Ferdinand zbulon çfarë i kishin thënë lojtarët e Man Utd trajnerit Ferguson rreth Ronaldos para nënshkrimit me të

14:18 | 26 Maj 2018
Arbresh Info

Lojtarët e Manchester United i kërkuan Sir Alex Fergusonit të nënshkruaj me sulmuesin Cristiano Ronaldo pasi ai i shkatërroi ata në një miqësore.

Superylli portugez mund të shkruaj historinë në Kiev mbrëmjen e sotme (e shtunë) në rast se fiton Ligën e Kampionëve, e cila do të ishte e pesta për të, transmeton portali arbresh.info.Real Madridi do të përballet me Liverpoolin në finale pasi ka fituar këtë kompeticon tri herë nga katër vitet e fundit.  Ronaldo ka luajtur një rol kryesor në këto suksese si dhe kishte shënuar gjithashtu në finalen e fituar nga Manchester United ndaj Chelseas në vitin 2008.

Dhe, ish bashkëlojtari i tij, Rio Ferdinand ka folur për herë të parë rreth takimit të tij me Ronaldon në një miqësore para-sezonale në vitin 2003, ku portugezi ishte duke luajtur te Sporting Lisboni.

“Ishte e qartë që ishte një superyll potencial. Si një 18-vjeçar, Ronaldo shkëlqeu dhe ne humbëm 3 me 1. Ne ishim në autobus pas kësaj duke e pritur drejtorin ekzekutiv David Gill dhe trajnerin Alex Ferguson”, ka thënë Ferguson për ‘The Sun’.

“Ne thjeshtë i kërkonim atij të nënshkruaj me Ronaldon. Pas një jave, ai ishte lojtar i yni. Që nga fillimi i stërvitjeve, ju mund ta shikoni që ishte tepër i talentuar. Ai kishte të gjitha aftësitë, por ajo që ishte e jashtëzakonshme ishte etika e tij në punë. Kjo nuk ishte diçka e vogël”

Ronaldo shpreson të vazhdoj me rekordin e tij fantastik në finale edhe sonte kundër Liverpoolit në Kiev./arbresh.info/

Të ngjashme