Neymar përsëritë dëshirën e tij për të punuar me Guardiolan

13:19 | 26 Maj 2018
Arbresh Info

Dëshira për të luajtur nën udhëheqjen e Pep Guardiolas vazhdon të mbetet joshëse për sulmuesin e PSG-së.

Neymar ka përsëritur dëshirën e tij që një ditë të luaj nën udhëheqjen e trajnerit të Manchester Cityt – Pep Guardiolas, transmeton portali arbresh.info. Superylli i Paris Saint Germain, Neymar humbi shansin për të luajtur nën udhëheqjen e Guardiolas në Barcelonës pasi iu bashkua klubit vetëm një vit pasi katalunasi u largua nga roli i tij si trajner në Camp Nou.

Neymar në ndeshjen kundër Bayern Munichut në Ligë të Kampionëve derisa Guardiola ishte në detyrë
Sulmuesi brazilian kishte folur në janar të vitit 2016 për admirimin e tij ndaj Guardiolas, i cili shpenzoi një sezon te Bayern Munichu ndërmjet detyrave të tij si trajner te Barcelona dhe Manchester City.

Por, puna nën udhëheqjen e Guardiolas vazhdon të mbetet ende një ambicie e Neymarit.

“Kam dashur gjithmonë që të punoj me Guardiolan”, ka thënë Neymar për ‘ESPN’.

“Është ndryshe, unë arrita [te Barcelona] një vit pasi ai u largua. Me të vërtetë doja të punoja me të”

Neymar iu bashkua PSG-së nga Barcelona në muajin gusht të vitit të kaluar për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro, por sulmuesi vazhdon të kërkohet për rikthim në La Liga nga rivali më i madh i ish klubit të tij – Real Madridi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme