Google ADS

PD përfundoi protestën, reagon Edi Rama!

13:18 | 26 Maj 2018
Arbresh.info

Kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili sot ndodhej në Berat për disa aktivitete të paralajmëruara një ditë më parë ka reaguar në lidhje me protestën e organizuar nga opozita.

Ai ka ironizuar këtë protestë me “Babalen”, dëshmitarin që u bë protagonist në audio përgjimin e publikuar nga PD, ku pretendohet se ka zhvilluar një bisedë më vëllain e ministrit të Brendshëm për trafik të lëndëve narkotike.

“Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë”, shkruan Rama, duke postuar në profilin e tij një punonjës të Bashkise qe ka nisur nga puna per te pastruar Bulevardin./shekulli

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523.1073742154.138734771522/10155835327671523/?type=3&theater

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme