Shmangini kafeinën, alkoolin dhe nikotinën. Largojeni, ose së paku zvogëlojeni konsumimin e nikotinës, si dhe çdo pije që përmban kafeinë dhe alkool.
Kafeina dhe nikotina janë stimulues që do të rritin nivelin e stresin edhe më shumë. Alkooli është depresant në rastet kur merret në sasi të mëdha, por vepron si stimulues në sasi të vogla.
Përfshijini në jetën tuaj aktivitetet fizikeSituatat stresuese rrisin nivelin e hormoneve të stresit, siç janë adrenalina dhe kolesteroli në trupin tuaj. Kur ndiheni të stresuar dhe të tensionuar dilni të shëtisni në një vend ku ka ajër të pastër. Mundohuni t’i inkorporoni disa aktivitete fizike në rutinën tuaj ditore në baza ditore, para ose pas punës, ose në kohën e drekës. Aktiviteti fizik do të rregullojë për të mirë kualitetin e gjumit tuaj.
Flini më shumë
Mungesa e gjumit është shkaktari kryesor i stresit. Fatkeqësisht, stresi pengon gjumin, pasi që mendime të shumta rrotullohen në mendjet tona, duke na ndaluar për të relaksohemi mjaftueshëm dhe të flemë. Para se të merrni ndonjë medikament, ju duhet të tentoni të relaksoheni para se të shkoni të flini. Kujdesuni që dhoma jote të jetë një oazë e qetësisë, sigurohuni që të mos ketë asnjë send aty që ju shkakton stres. Mos bëni ndonjë punë disa orë para se të flini. Bëjeni një dush të ngrohtë ose lexojeni ndonjë libër të mirë për disa minuta për ta relaksuar trupin tuaj. Po ashtu tentoni të shkoni në gjumë në të njëjtën kohë çdo natë.
Përpiquni të bëni teknika të relaksimit
Çdo ditë tentoni të relaksoheni përmes teknikave të reduktimit të stresit. Janë disa mënyra të zvogëlimit të stresit e që janë testuar nga shumë persona. Shikoni e provoni se çka është për ju.
Flisni me dikë
Vetëm nëse flisni me dikë rreth asaj se si ju ndiheni mund të ju ndihmojë shumë. Biseda me dikë të besueshëm do t’ju ndihmojë, duke ju hutuar nga mendimet e juaja stresuese ose duke u liruar te personi tjetër në bisedë.
Merreni kontrollin në jetën tuaj
Stresi mund të shkaktohet nga një problem që në shikim të parë mund të mendohet se është i pamundshëm për t’u zgjidhur. Kur mësoni si të gjeni zgjidhjet e problemeve tuaja kjo do të ju ndihmojë të jeni më në kontrolle të problemeve tuaja dhe të zvogëloni nivelin e stresit tuaj.
Menaxhojeni mirë kohën
Nganjëherë të gjithë ne ndihemi të mbingarkuar me listën tonë lidhur me atë se çfarë duhet të bëjmë brenda një kohe të caktuar. Kjo listë është shkaktar i zakonshëm i stresit. Pranojeni që ju nuk mund t’i bëni të gjitha menjëherë, filloni t’i jepni prioritet më shumë disa gjërave sesa tjerave brenda një periudhe të caktuar.
Mësohuni të thoni “Jo”
Një tjetër shkak i stresit është kur ne kemi për të bërë aq shumë gjëra dhe në anën tjetër kemi shumë pak kohë në dispozicion. Shumë persona pajtohen të marrin përgjegjësi shtesë pa marrë parasysh që koha e tyre nuk ua lejon të bëjnë kaq shumë gjëra në të njëjtën kohë. Nëse mësoheni t’u thoni “Jo” kërkesave të parëndësishme kjo do t’ju ndihmojë të zvogëloni nivelin tuaj të stresit, si dhe do të ju ndihmojë të zhvilloni vetëbesimin tuaj.
Pushoni nëse ndiheni të sëmurë
Nëse ju ndiheni keq, mos vazhdoni me rutinën tuaj ditore. Pushimi do të ju ndihmojë të rikuperoheni shumë më shpejt
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban