Shkrumbohet lokali veror në Kune të Shëngjinit

08:43 | 26 Maj 2018
Arbresh.info

Një lokal veror me konstruksion druri është përfshirë nga flakët në Kune të Shëngjinit, ku për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

“Më datë 26.05.2018, rreth orës 04:30 është marrë njoftim se në Kune – Shengjin në Lezhë, ka rënë zjarr në një lokal veror me konstrukt druri , në pronesi të shtetasit G.Ç. Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thotë policia e Lezhës./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme