“Ekziston dëshira për bashkëpunim të ndërsjellë dhe shfrytëzim të të gjitha potencialeve dhe resurseve për avancim të vazhdueshëm të marrëdhënieve të ndërsjella të dy vendeve fqinje, me çka do të inkurajohej dhe do të nxitej prosperiteti i dy shteteve”. Ky është konkludimi i i dy krerëve të Kuvendeve, të Maqedonisë dhe të Serbisë, pas takimit të tyre të përbashkët në Republikën e Serbisë.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Serbisë u takua me nënkryetarin e Kuvendit popullor, Vladimir Marinkoviq. Nga Kabineti i Xhaferit kumtuan se takimi është zhvilluar në atmosferë miqësore, që tregon në afërsinë dhe lidhjet e afërta të dy vendeve fqinje të cilët kanë pasur të kaluar të përbashkët në historinë e afërt.
Xhaferi theksoi se dy vendet duhet të promovojnë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të paraqiten bashkë atje ku kanë prioritetet të njëjta, siç është anëtarësimi në BE dhe bashkë apelojnë para palëve të treta për tërheqje të investimeve për progresin e rajonit. Në takim kanë marrë pjesë edhe anëtarë të grupeve të deputetëve për bashkëpunim e dy shteteve.
Xhaferi është takuar edhe me kryetaren e Unionit internacional, Gabriela Kuevas Baron, e cila ka qenë në Beograd në kuadër të Seminarit rajonal të IPU me temë “Bashkëpunimi parlamentar për zhvillim të qëndrueshëm: Luftë kundër varfërisë dhe avancimit të shëndetësisë”. Krahas takimeve të mbajtura, Xhaferi ka dhënë intervistë edhe për disa media serbe, me çka e përfundoi vizitën zyrtare në Republikën e Serbisë. Gjatë intervistës për mediat serbe, i pyetur për qëndrimin e tij personal për ish kryeministrin Nikolla Gruevski, Xhaferi deklaroi se kundër Gruevskit nuk ka asgjë personale ndërsa përplasja në seancën ku votohej Ligji për përdorimin e gjuhëve ndodhi për shkak krizës psikologjike në të cilën gjendej Greuvski si pasojë i proceseve gjyqësore që zhvillohen ndaj tij.
Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit
“Personalitetet publike përgjigjen vetëm për sjelljen e tyre në publik. Përleshja ishte si pasojë e krizës psikologjike duke pasur parasysh se shumë procese për vepra penale zhvillohen ndaj tij. E gjithë kjo ishte arsye që ai në atë moment nuk mundi ta kontrollojë vetën”.
Në fund të vizitës zyrtare në Republikën e Serbisë, Xhaferi e ka vizituar Preshevën, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Shqiprim Arifi, kryetari i këshillit komunal, Sami Salihu dhe gjithë udhëheqësia komunale./Shenja/
https://www.youtube.com/watch?v=GZ8EaQY0LGY
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...