Pas një operacioni të rëndë, një paciente e re nga Cyrihu ka pësuar komplikime. Në çastin që e shtyp butonin e emergjencës, askush nuk i paraqitet.
Horrorin që e përjetoi asaj nate të 18 majit në Spitalin universitar të Cyrihut, Martina Heim (emri i shpifur) vështirë se do ta harrojë aq lehtë: Pas një operacioni të bajameve, ajo është shtrirë në shtratin e spitalit, kur përnjëherë fillon gjakderdhje e rëndë.
“Mendova se do të më derdhet i tërë gjaku. Nga goja më doli një sasi e madhe e gjakut”, ka pohuar zvicerania 23-vjeçare për “Watson”, përcjell Albinfo.ch.
E neveritur tejmase, ajo me dëshpërim të madh e shtyp butonin e emergjencës nga shtrati. Gjithnjë e më shumë.
Por, askush nuk i vinte në ndihmë për 30 minuta të plotë, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe spitali në fjalë.
“Për shkak të gjakderdhjes së madhe, dalëngadalë u bëra paranoide”, pohon zvicerania e re.
Ajo ngritet nga shtrati, del në korridor dhe fillon të kërkojë ndihmë. “Jo vetëm që nuk kishte askush, por edhe ndriçimi mungonte”, ka rrëfyer ajo. Dyshimi sa vinte e shtohej. Në atë moment i kujtohet dhe thërret numrin e emergjencës për Zvicër 114, edhe pse ajo ishte shtrirë në spital. “Tingëllon absurde, por kjo ishte e vetmja mënyrë që të kërkoj ndihmë”.
Bashkëpunëtori i emergjencës është përpjekur që ta marrë ndokënd në linjë telefonike në repartin përkatës të spitalit. Por, kot. Atëherë, emergjenca e alarmon një person tjetër të spitalit. Pas dhjetë minutash pritje, ajo e sjell më në fund një mjek, por në ndërkohë gjakderdhja i ishte ndalur pacientes.
Tre ditë më vonë, Martina ka mundur të dalë nga spitali, por tmerri ende nuk i fshihet nga mendja. “Në vendin në të cilin ndjehem më e sigurt, unë u ndjeva tërësisht e humbur. Ky veprim nuk guxon të ndodhë”.
Për Barbara Züst, udhëheqëse e Fondacionit për mbrojtjen e pacientëve, një gjë është e qartë: “Mendoj se pacientja ka reaguar mirë duke e thirrur numrin e emergjencës”, informon më tej Albinfo.ch.
Megjithatë, është e papranueshme që pacientët pas ndonjë operacioni t’i drejtohen emergjencës”.
Spitali i është përgjigjur reagimeve duke potencuar se butonët kanë pasur një defekt teknik dhe të gjitha pajisjet do të kontrollohen hollësisht.
Por, si është e mundur që gjatë tërë natës reparti ka qenë i zbrazur? Ndoshta spitali ka mungesë të kuadrit?! Në ndërkohë, Martina Heim është kthyer sërish në shtëpi, ndërsa mjekët i kanë kërkuar falje.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...