Serbia nuk e pranon, as nuk do ta pranojë në të ardhmen transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, tha sot ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin gjatë një takimi me kongresistin amerikan, gjeneral-brigadier Stiven Stajversom nga Garda Kombëtare Ohio.
Sipas Vulinit, Ushtria e Kosovës përbën shkelje të rëndë të të gjitha marrëveshjeve të mëparshme dhe do të ketë ndikim negativ për stabilitetin e rajonit, transmeton lajmi.net.
Nga Serbia vazhdimisht ka deklarata të tilla se nuk do të përkrahin formimin e Ushtrisë së Kosovës, mirëpo kjo çështje ka gjetur mbështetje nga shtetet e Quint-it, përfshirë SHBA-të e NATO-n. Ata thonë se Ushtria e Kosovës duhet të formohet por kjo të bëhet me ndryshime kushtetuese.
Porsche me motorin elektrik të Teslas
Conrad: Partneriteti me Kosovën, dëshmi e miqësisë së qëndru...
Përleshja mes tifozëve në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Liverpool rikthehet tek fitorja, mposht Bornemouthin bindshë...
Aksident në Korçë, makina përplas një këmbësore
Shkon në 22 numri i të vrarëve në sulmin izraelit në një kom...