Google ADS

Kosova dhe Shqipëria me pensionet më të ulëta

14:57 | 7 Gusht 2015
Arbresh.info

Sipas FMN-së, as Kosova e as Shqipëria nuk kanë mundësi për rritjen e mëtejshme të pagesave të pleqërisë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në një studim që ka bërë për pagesat e pensioneve si një rrezik fiskal për të ardhmen e vendeve në një grafik krahasimor shpjegon se, Kosova dhe Shqipëria radhiten me pensionet më të ulta në rajon.

Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të dyja vendet shpenzojnë 5-7 % të PBB për pensione ndërsa mesatarja rajonale është mbi 10 % e PBB-së, shkruan Gazeta Fjala.

Sipas FMN-së, as Kosova e as Shqipëria nuk kanë mundësi për rritjen e mëtejshme të pagesave të pleqërisë, sidomos për shkak të borxhit të lartë që ka Shqipëria.

Të ardhurat shtesë që do të mund të grumbullohen nga tatimet dhe taksat në një pjesë të madhe do të duhet të përdoren për të shlyer pagesat e mëdha të borxhit tashmë të lartë për shpatullat e ekonomisë shqiptare, cilëson Fondi në studimin e fundit për situacionin fiskal në 15 vitet e fundit dhe perspektivat në Ballkanin Perëndimor.

FMN vëren se, shpenzimet për pensione në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë më të larta se sa në shtetet anëtare të reja, duke arritur në gati 10 për qind të PBB-së dhe gati sa një e katërta e shpenzimeve totale të qeverisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme