Do të përformojë në finalen e ‘Champions League’, Dua Lipa tregon të preferuarin

20:33 | 25 Maj 2018
Arbresh.info

Vetëm disa orë na ndajnë nga finalja e madhe e Champions League ku në Kiev të Ukrainës, do të vendoset se kush është ekipi më i mirë në Europë, Liverpool apo Real Madrid.

Por për ne shqiptarët kjo finale nuk duhet humbur për asnjë gjë në botë, pasi në ceremoninë e hapjes do të performojë Dua Lipa. Kjo e fundit do të këndojë disa prej hiteve që ka sjell ndër vite, si “Neë Rules”, “Neë Love” dhe “IDGAF”.

Ajo ka dhënë edhe parashikimin e rezultatit final, ku ka pohuar se do të triumfojnë anglezët e Liverpoolit me rezultat 3-2 ndërsa edhe ju mund t’i dërgoni këngëtares rezultatin final të takimit përmes llogarisë së Ligës së Kampionëve në Instagram.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme