Google ADS

Fadil Berjani shpall kandidaturën për kryetar të Odës Ekonomike të Kosovës

19:45 | 25 Maj 2018
Arbresh.info

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka shpallur kandidaturën për të qenë Kryetar i Odës Ekonomikë të Kosovës. Berjani këtë e bërë me dije gjatë një interviste për Radio Televizionin e Kosovës (RTK1), te gazetari Faton Salihu. Berjani garantoi se do të jetë zë i fuqishëm i bizneseve.

Ai tha se do të jetë opozitë e fortë pa marr parasysh se cila parti do te jetë në qeveri, raporton Arbresh.info.

“Unë do të jem ai i cili mund të i’a kthej dinjitetin OEK-ut,  e jo ata të cilët qe 11 vite vetëm kanë përfitua nga OEK-u. Do të jem bashkëpunëtorë  dhe prioritet do të kenë  bizneset që vijnë nga Gjermania dhe Shqipëria,  ndërsa me Turqinë do të kem bashkëpunim të ndërsjellët e me Serbin do te kemi me respekt te ndërsjellët me masa reciprociteti”, ka shtuar Berjani, i cili tash e disa vite është duke udhëhequr me sukses Shoqatën e Naftëtarëve.

Berjani ka numëruar edhe disa prej sukseseve të cilat janë arritur falë insistimit dhe ngritjes si probleme përmes Shoqatës së Naftëtarëve.

“Ne shoqata e ngritëm zërin rreth problemit të ADR-it ku Serbia nuk i njihte po me insistimin dhe presionin tonë u pajtua dhe e pranoi ADR e Republikës së Kosovës. Unë do t’ia mundësoj Serbisë që ta ketë një treg të 6 qind milionësh po do ta obligojmë me masa reciprociteti të jem të barabartë e ketë proces do ta shtyjmë përpara ku mendoj se edhe Qeveria do të ketë ma lehtë për bisedime”, ka thënë ai. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme