Deputeti i Alternativës për Kosovën, Ilir Deda, është treguar mjaft i ashpër në postimin e tij të fundit në Facebook ndaj deputetes Albulena Haxhiu dhe ndaj Zyres së Presidentit të Republikës së Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje në tryezën e organizuar sot e paraqiti një dokument për nënshkrim, i cili mbeti i panënshkruar. Deputetja Haxhiu e sulmoi në një postim në Facebook më herët Ilir Dedën, duke thënë se ai e ndaloi “beftas dokumentin e nënshkrimeve dhe nuk e la të kalonte te subjektet e radhës”. Duket që zonja Haxhiu vërtet ka besuar që një gjë e tillë do të nënshkruhej nga partitë politike. Ajo madje, e sulmoi Dedën duke i thënë se nuk është një opozitar i vërtetë.
Por, Deda tha se “letra kishte qëndruar te përfaqësuesi i Lëvizjes për Bashkim”, ndërsa shpjegon më tej se nuk kishte interesim për t’u nënshkruar nga partitë politike ai që e ka quajtur “dokumenti-diktat”.
Ai ka reaguar edhe ndaj Zyres së Presidentit duke thënë se nuk duhet të humbin kohë në shpikjen e inateve personale, dhe se nuk i lejohej Thaçit të negocionte me Serbinë pa mandat të qartë nga Kuvendi i Kosovës.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...