Raporti britanik lidh spiunin e ushtrisë ruse në rrëzimin e avionit MH17

18:30 | 25 Maj 2018
Arbresh.info

Hetuesit britanikë pretendojnë se kanë identifikuar një staf ushtarak rus që rrëzuan avionin e pasagjerëve MH17 të Malajzisë mbi Ukrainë gjatë vitit 2014, raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti i rrjetit të kërkimit hetimor me burim të hapur Bellingcat identifikon “shtetasin rus Oleg Vladimirovich Ivannikov”, i cili njihet si Andrey Ivanovich, një oficer i lartë i inteligjencës ruse (GRU), si person kyç me interes për hetimin në vazhdim të rrëzimit të avionit MH17 të Malaysia Airlines.

Sipas raportit, Ivannikov mbikëqyri prokurimin dhe transportin e armëve në të gjithë kufirin Rusi-Ukrianë. Ai mbajti këto funksione në kohën e rrëzimit të MH17-tës, përderisa ai ende ishte duke shërbyer si oficer i GRU-së deri në fund të shtatorit të vitit 2017.

Ivannikov gjithashtu koordinonte dhe mbikëqyrte aktivitetet ushtarake të militantëve rusë, separistëve pro-rusë dhe kontingjenteve të “ushtrisë private” nga grupi rus Wagner.

Informacioni i lëshuar është marrë nga thirrjet telefonike të përgjuara lidhur me rrëzimin e MH17-tës.

Ivannikov besohet të jetë caktuar nga një zyrtar i lartë, megjithatë raporti thotë se identiteti i zyrtarit nuk mund të zbulohej.

Raporti thotë se Ivannikov ishte një nga dy personat e interesit, identiteti i të cilëve u kërkua nga ekipi i përbashkët hetimor i udhëhequr nga Holanda.

Ekipi i hetimeve, që përfshin autoritetet nga Australia, Belgjika, Malajzia, Holanda dhe Ukraina, dje prezantoi rezultatet e tij në një konferencë për media në Holandë, duke thënë se një raketë ruse rrëzoi avionin MH17.

Ekipi hetimor i përbashkët tha se raketa që rrëzoi avionin ngjante me raketën Buk të prodhuar nga Rusia, që kaloi në Ukrainë nga qyteti rus Kursk katër javë para incidentit. Ekipia tha se brigada ruse e 53-të e anti-avionëve luftarak ishte në posedim të raketës.

Avioni i pasagjerëve që fluturonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur u rrëzua më 17 korrik të vitit 2014 në lindje të Ukrainës në një territor të kontrolluar nga separistët pro-rus, ndërsa në këtë fatkeqësi humbën jetët të gjithë 298 pasagjerët në avion.

Moska mohon pjesëmarrjen në tragjedi

Në përgjigje të deklaratës së ekipit të përbashkët hetimor, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë hodhi poshtë akuzat.

“Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, si në orët e para pas tragjedisë dhe më vonë, zyrtarisht hodhi poshtë insinuatat e palës ukrainase për pjesëmarrjen e dyshuar të personelit ushtarak rus në aksidentin në qiell të Ukrainës dhe e siguroi grupin hetimor holandez me dëshmi relevante”, tha deklarata.

Deklarata tha se Rusia është e shqetësuar se hetuesit “u përqendruan në arsyetimin e gjetjeve të saj nëpërmjet përdorimit të imazhit vetëm nga rrjetet sociale të nënshtruar përpunimit të aftë nga redaktimi grafik i kompjuterit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme