Ministri Gashi viziton Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror

17:19 | 25 Maj 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës , Bejtush Gashi me bashkëpunëtorët, ka vizituar sot Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), ku është pritur nga drejtori saj, Bahri Nuredini.

Gjatë këtij takimi, Nuredini e njoftoi ministrin Gashi për planet dhe projektet e zhvillimit të ASHNA-së, me theks të veçantë mbi gjendjen e sigurisë së operimeve.

Po ashtu u theksua se siguria e operimeve është në nivelin e duhur.

Ministri i MPB-së vizitoi edhe kullën e trafikut ajror, ku u njoftua më për së afërmi me punën që zhvillohet në ASHNA.

Kjo ishte vizita e parë e tij në ASHNA, në cilësinë e ministrit të MPB-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme