Shumë njerëz që e vendosin kuletën në xhepin e pasmë të tyre por mjekët japin edhe arsye të tjera përse nuk duhet të mbahet kuleta në xhepin mbrapa.
Sipas mjekëve kuleta nuk është bërë të futet në xhepin prapa për shkak se krijon një çrregullim të legenit dhe të ijeve. Askush nuk duhet të mbajë kuletën në xhepin e pasmë, jo se mund t’ju vidhet, por për shkak se është shumë keq për shpinën tuaj, dhe qëndrimin tuaj kur jeni ulur. “Kur uleni mbi kuletën tuaj krijon një asimetri dhe çrregullim që shtrembëron legenin dhe ijet”, ka thënë Dr. Arnie Angrist për Huffington Post.
Kjo mund të çojë në disa çrregullime në trup, përfshirë këtu dhimbje të përkohshme, degjenerim, agjitacion i nervit të pasmë që mund të shkaktojë parehati. Ajo mund të shkaktojë dhimbje edhe në këmbë.
“Madje edhe nëse vozitni për 30 minuta kur jeni duke vozitur mund të shkaktojë dhimbje dhe parehati të madhe”, ka thënë Dr. Mathew Ullom. Për këtë arsye preferohet që kuleta të vendoset në xhepin e përparmë.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut