Skuadra në Serie A, Lazio është duke u përgatitur për të shtruar një ofertë gjatë verës për sulmuesin e Konyasporit, Samuel Eto’o.
“Biancocelesti” kanë hyrë në merkato për të përforcuar linjën frontale pasi humbën kualifikimin në Ligë të Kampionëve dhe tani duket se ata janë duke menduar transferimin e një sulmuesi veteran, transmeton portali arbresh.info.
Raportet nga Itali sugjerojnë që Eto’o ka shpenzuar katër orë në Romë dje duke biseduar me drejtorin sportiv të Laizos, Igli Taren, gjë që mund të sugjeroj se transferimi i tij në Olimpico është duke u përgatitur.
Klubi italian duhet të bie dakord gjithashtu me skuadrën e Konyasporit për tarifën e transferimit për shkak se 37-vjeçari ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.
Ish sulmuesi i Interit ka shkëlqyer në Turqi duke shënuar 44 gola brenda 76 paraqitjeve në ligë për Antalyasporin para se të shënonte gjashtë herë brenda 13 paraqitjeve për skuadrën e tij aktuale./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...