Është shtuar siguria në hapësirat e Burgut të Sigurisë së Lartë në Dyz.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është parë në afërsi të Burgut të Sigurisë së Lartë në fshatin Dyz.
Lajmin për shtimin e sigurisë e ka konfirmuar drejtori i burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi.
Ai tha se kohë pas kohe ka rritje të sigurisë.
“Jo respektivisht nuk ka diçka, por edhe sipas rregulloreve të policisë, në disa raste shtohet siguria nga ana e policisë në burgun e Dyz-it”, tha Thaçi për KALLXO.com.
Nga ana tjetër, zëdhënësin e policisë, Daut Hoxha në një përgjigje ka thënë se policia sipas autorizimeve merr veprime ligjore në të gjitha territoret e Kosovës.
“Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore, si dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike ndërmerr veprime të saja ligjore në të gjithë territorin e vendit duke përfshirë edhe lokacionin në fjalë (Burgun e Sigurisë së lartë)”, tha Hoxha për KALLXO.com.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...