Mohamed Salah ka pranuar se ndihet krenar që është duke u krahasuar me Cristiano Ronaldon para finales të së shtunës në Ligë të Kampionëve.
Reprezentuesi egjiptian ka qenë një sensacion që nga transferimi i tij nga Roma verën e kaluar duke shënuar 44 gola brenda të gjitha kompeticioneve dhe do të udhëheq sulmin e Liverpoolit nesër në Kiev ku ata synojnë titullin e gjashtë evropian, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo ka pranuar se është i impresionuar me sezonin që ka pasur Salah, por 25-vjeçari ka thënë se duhet të shfaq që mund të bëjë të njëjtën gjë edhe për një periudhë më të gjatë.
“Ndihem mrekullueshëm për numrat”, ka thënë ai për ‘BT Sport’.
“Të gjithë janë duke folur për Ronaldon dhe Messin sepse ata kanë qenë në atë nivel për 15/13 vite deri tani, prandaj unë jam krenar që e shoh se krahasohem me ata”
“Është një finale, nuk është rreth ndeshje mes Salahs apo Ronaldos, është për klubet”
“Dua t’i bëjë të gjithë krenar, dua t’i bëjë të gjithë në qytet të lumtur, në Egjipt dhe në mbarë botën”
“Unë duhet të mendoj vetëm për ndeshjen, asgjë tjetër, thjeshtë të bëjë punën time”
Finalja në Kiev mes Real Madridit dhe Liverpoolit zhvillohet duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
https://twitter.com/btsportfootball/status/999923886253731840
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...