Liga e Kampionëve ka qenë shumë e mirë për klubin e Real Madridit, pasi ata mund të fitojnë mbi 300 milionë euro nga kompeticioni.
Në vitin 2013, pas dështimit në fazat e gjysmëfinales, Real Madridi siguroi 48.4 milionë euro për meritat sportive dhe marketingun, transmeton portali arbresh.info.
Në rast se ata fitojnë titullin e 13-të në Ligë të Kampionëve, ata do të sigurojnë vetëm nën 100 milionë euro, 64 milionë nga të cilat janë për merita sportive dhe pjesa e shpërndarjen e të drejtave audivizive nga UEFA.
Në vitin 2016, kur Reali siguroi titullin e 11-të kundër Atletico Madridit, 80 milionë shkuan tek arkatërt e tyre.
Fitorja në Cardiff bëri që ‘Los Blancos’ të pranojnë 81.05 milionë euro – 12 milionë për pjesëmarrje, 6.6 milionë për përformancën e tyre sportive, 26 milionë për marketing dhe 35 milionë për titullin e Ligës së Kampionëve.
Juventusi tejkaloi shifrën prej 100 milionë eurove për shkak të përfitimeve nga televizioni dhe shpërndarjes së marketingut për klubet italiane./arbresh.info/
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...